Reperi shqiptar, Don Phenom ka qenë së fundmi i ftuar në programin “Barber Shok”. Ai u ndal te karriera e tij artistike si dhe tek jeta personale.

Ndër të tjera, ai theksoi se tashmë albumi i tij është drejt fundit në përgatitje. Më tej, reperi zbuloi se do të ketë dy këngë të përfshira në album me Unikkatil.

“Është duke ardhur një album, sapo e kemi bërë një videoklip në Kaliforni që është një remix i një këngës së vjetër shqiptare “Trëndafil me erë”, kemi incizuar 20 këngë, mendoj që 15 më të mirat do të përfshihen, albumi do të publikohet në fund të nëntorit ose maksimum në fillim të dhjetorit.

Kam bashkëpunim edhe me artistët të tjerë, me Unikkatilin do të jetë befasi a do të përfshihet në album a jo, është “Shota” remix në versionin tim dhe “N’rot t’somes” remix, e lëmë befasi nëse ndonjëra nga këto të dyja do të jenë me klip”, ka thënë ndër të tjera Don Phenom.