Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Mikela Pupa, ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet edhe moderatorja e njohur, Roza Lati.

Mikela ka ndarë në “Instastory” një video të moderatores në makinë, duke u shprehur: “Dua të konfirmoj lidhjen time të re. I dashuri im i ri ka një super mjet, por është edhe shumë hot. Ky është i dashuri im i ri”, dëgjohet duke thënë Mikela.

Kohëve të fundit, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes me ish-konkurrentin tjetër të emisionit, Erion Kukaj.

Pas daljes nga emisioni i dashurisë, Mikela dhe Erioni ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë është vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta.