Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka qenë inaktive së fundmi me projektet e saj, por për një arsye të fortë. Rozana ka qenë e fokusuar te shëndeti i saj fizik.

Sic zbulon vetë këngëtarja, ajo ka humbur 10 kilogramë për vetëm dy muaj, si dhe ka zbuluar se si ia ka dalë. Në rrjetin social “Instagram”, ajo shkroi:

“Eliminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19:00 dhe alkoolin (por unë nuk jam alkooldashëse).

Ndonjë gotë verë ose birrë tani në verë e pi në fundjavë. Kam hequr 10 kilogramë”, ka shkruar artistja në disa “Insta Story” në profilin e saj.

Rozana Radi është autore e disa këngëve hit, por së fundmi, nuk ka patur prodhimtari dhe suksese. Megjithatë, të gjithë presin një rikthim të këngëtares me projekte të reja…