Aktorja e njohur shqiptare, e cila ishte dhe pjesë e Big Brother VIP, Arjola Demiri, është një prej personazheve më të komentuar në rrjetet sociale.
Ajo është shumë aktive në Instagram dhe herë pas here, publikon foto dhe video provokuese. Mirëpo, ndjekësit në Instagram e akuzojnë se përdor “photoshop”.
Arjola është revoltuar dhe përmes një “Instastory” thotë: “Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksionin tim perfekt.
Mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë.
Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos.
Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar Arjola.