Diola Dosti bëri një deklaratë të fortë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, sa i përket periudhës së ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj.

Ajo tha se para tre vitesh, kur u divorcua nga bashkëshorti, ka menduar çdo mënyrë që mund të sillte mosekzistencën e saj, pasi nuk pranonte dot realitetin.

Diola u shpreh se forca e saj e vetme në të gjithë atë periudhë të errët, kanë qenë vajzat. Ishin ato, arsyeja pse ajo merrte frymë ende dhe motivi pse ajo është ende gjallë sot.

Ajo tha se nga kjo histori, mësoi sesa e fortë është dhe se e vetmja mënyrë për t’i përballuar këto situata është që të vazhdosh përpara…