Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Prej vitesh ajo drejton emisionin me të njëjtin emër “Rudina” në TV Klan.

Moderatorja ka folur si rrallë herë për bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami, me të cilin ka një marrëdhënie prej më shumë se 10 vitesh. Ata janë edhe prindër të një vajze, Mia.

Në një intervistë për moderatorin e njohur Labinot Gashi, Rudina ka folur me shumë dashuri për partnerin e saj, duke treguar se koordinohen shumë mirë. Ajo tregoi se mbrëmjeve preferon t’i kalojnë në shtëpi pranë familjes.

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe… nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”, u shpreh ajo.

Rudina tregoi se bashkëshorti është suport mjaft i madh për të sa i përket punës në televizion, duke treguar se është edhe shumë tolerant.

“Kam një suport të jashtëzakonshëm nga im shoq, ai e kupton ngarkesën time kështu që e kam ndihmë shumë të madhe. Edhe unë e kuptoj atë, por është ai që më toleron pak më shumë sepse puna ime është e tillë që nuk marr do leje nga puna”, tha Rudina.