Elhaida Dani është një nga artistet më të njohura shqiptare, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Europë.

Së fundmi, këngëtarja e shumë hiteve të pëlqyera nga publiku shqiptar, është ftuar të jetë një nga “YJET” e spektaklit “Dancing With The Stars”, që do të nisë të premten e 7 tetorit në Top Channel.

Mbrëmjen e kaluar, Elhaida ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për shumë gjëra nga jeta e saj.

Elhaida u përlot në një moment të emisionit teksa fliste për prindërit e saj për të cilën i kishte marrë malli pasi kishte disa kohë pa i takuar.

Edhe pse këngëtarja ka mbërritur prej një jave në Tiranë, për shkak të provave me spektaklin e kërcimit, ajo nuk ka pasur mundësi të takojë prindërit e saj të cilët jetojnë në Shkodër.

U bëra një javë fiks në Tiranë dhe akoma nuk kam takuar mamin dhe babin. Më ka marrë malli shumë. Duhet të iki, se ata jetojnë në Shkodër, lashë nam. Duhet të iki se s’bën, po kur të iki se s’kam ç’bëj. Nuk kam folur shumë sepse diferenca e orareve 7 orë me Kanadanë ishte e madhe. Lodhesha, është edhe faji im. Ata gjithmonë e kuptojnë, por mezi pres t’i takoj” – tha mes lotësh Elhaida Dani në emisionin “Goca dhe Gra” që tranmetohet në Top Channel.