Pak muaj pasi konfirmoi ndarjen nga futbollisti Gerard Pique, Shakira ka thyer heshtjen. Në një intervistë ekskluzive për revistën ‘Elle’, këngëtarja e famshme u shpreh:

“Është hera e parë që flas për këtë situatë në një intervistë. Qëndrova e heshtur dhe thjesht u përpoqa t’i përpunoja të gjitha. Hmmm, dhe po, është e vështirë të flas për të, veçanërisht pasi jam ende duke e kaluar këtë gjë, sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje normale. Kështu që ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë.

Jam përpjekur t’ua fsheh situatën fëmijëve të mi. Mundohem t’i mbroj ata, sepse ky është prioriteti im në jetë. Por më pas, në shkollë, ata dëgjojnë gjëra nga miq apo ata gjejnë lajme të pakëndshme në internet dhe kjo thjesht i prek ata.

Ndonjëherë më duket sikur e gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe se do të zgjohem në një moment. Por jo, është e vërtetë. Siç thashë, ndoshta është faza më e errët e jetës sime. Pavarësisht se si shkuan gjërat apo si ndiheshim unë dhe Gerardi si ish-partnerë, ai është babai i fëmijëve të mi.

Ne kemi një punë për të bërë për këta dy djem të mrekullueshëm dhe unë kam besim se do të kuptojmë se çfarë është më e mira për të ardhmen e tyre.

Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja, se njëri nga të dy duhej të bënte një sakrificë, apo jo?

Dhe kështu, njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë. Dhe unë e bëra. E vura karrierën time në plan të dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur atë. Dhe ishte një akt dashurie”, u shpreh Shakira.