Animalistja Jonida Çobani Gjoka ka bërë thirrje që qytetarët shqiptarë dhe kudo në botë të mos e konsumojnë mishin e kafshëve.

Sipas saj, kjo së pari vlen për anën shëndetësore, sepse do tre ditë të tretet. Së dyti, nuk duhet konsumuar edhe për anën emocionale. Eshtë një detaj me rëndësi, sipas saj.

Në një intervistë për programin e mëngjesit “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se aktualisht po kujdeset për 7 kafshë, por ka pasur 23 gjithsej gjatë jetës.

Jonida tregoi se kishte shpëtuar 39 kafshë vitin që kaloi dhe rasti i fundit ishte një qenush në pyjet e Dajtit që ishte kockë e lëkurë. Një argument tjetër i saj.

“Dje dhe pardje kam ikur në Dajt, gati një orë rrugë me makinë për një qenush që ishte në gjendje shumë të mirë, një qenush që ishte kockë e lëkurë i paushqyer, duhet të kishte dhe probleme lëkure gjithashtu,” – u shpreh ajo.