Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në finalen e madhe të emisionit ‘Big Brother VIP Fan Club”, teksa veçse komentoi lidhjen e saj me Luizin, ajo ka folur dhe për takimin që ka pasur me nënën e këngëtarit të njohur.
Kiara ka treguar se ajo ka takuar para pak ditësh nënën e tij, ndërsa u shpreh se e ëma e Luizit është një zonjë shumë fisnike. Ajo tregoi se takimi me të i hoqi mallin e Luizit, pasi janë ashtu sikurse ka thënë këngëtari, i njëjti tip.
Kiara tha ndër të tjera se ajo nuk mund të thoshte çfarë folën por se takimi i tyre ishte i lumtur. “E kam takuar nënën e Luizit, është një zonjë shumë fisnikë.
Ma hoqi pak mallin e Luizit sepse janë i njëjti tip. Nuk mund të them se çfarë folëm. Ishte shumë e lumtur.”- tha Kiara.