Moderatorja njohur e ekranve shqiptare, Fjoralba Ponari, edhe pse ka zbuluar se është në një lidhje dashurie prej shumë kohësh, vendos që të psotojë shumë rrallë për marrëdhënien e saj me partnerin.

Por së fundmi, Fjoralba ka ndarë në rrjetin social Instagram, një detaj shumë të veçantë që ka marrë prej partnerit. Françesko, partneri i saj, i ka dërguar një pusullë me një mesazh shumë të bukur.

Në të shkruhet: “Të dua shumë. Je personi më i mirë që kam njohur. Mbaje kokën lart.Unë do të jem gjithmonë me ty”. Ky mesazh është publikuar nga vetë moderatorja, e cila shprehet se i dashuri i saj, është më i miri në botë.