Ish-konkurrentja e Përputhen, Jasmin Kadriu, është rikthyer në qendër të vëmendjes. Ajo ka reaguar pas deklaratave të Andit, i cili e quajti posesive.

E ftuar në “Big Talk” në Klan Kosova, Jasmina tha “Më shumë më ka prekur që foli për peshën dhe shoqërinë. Nuk e di sa normale i duket atyre konkurrentëve aty brenda që të qeshin për diçka të tillë.

Mua pesha më lëviz në bazë të stresit dhe stresi im nuk varet kurrë nga meshkujt. Unë kam pasur probleme personale. Plus dhe fama se nuk është gjë normale që brenda natës të bëhesh e famshme.

U stresova dhe lidhjen time e kisha në sytë e të gjithë botës. Kush është ai person që i pranon këto, të rrijë të tallet ai në televizor. Ai ka dalë për të përfaqësuar veten, jo çfarë kishim ne, jo çfarë ndodhi me ne. Po, kisha diçka, e keni parë në televizor, kaq!

Mund dhe unë të dal të them që Andi kishte më shumë hormone femërore sesa mashkullore sepse llafet e grave është duke i bërë më mirë se ne femrat. Por unë s’kam dal kurrë ta them. Mund të them që kam video të Andit me fustanin tim veshur.

Unë mundem shumë mirë ta ul figurën e tij, ta përflas nëpër intervista, por unë prandaj jam tërhequr sepse në çdo intervistë pyesin për të. Unë sapo e bëra dhe ai meriton më keq se kaq sepse unë kurrë nuk e kam fyer atë për paraqitjen e jashtme. Bën mirë të jetë hera e fundit.

Ai mund ta marrë si kërcënim, ta marrë si të dojë. Pasi ai ka bërë atë deklaratë mua më kanë komentuar në çdo rrjet social. Jam 1.77 e gjatë dhe 50 kile, kam humbur 15 kile që nga Përputhen. Këto komentet “Ua po ti qenka dobësuar me vërte, ua po të merr era”, duhet të ndalojnë! Nëse ai përdor gjuhë urrejtje ndaj meje, unë do t’i përgjigjem me fakte, sepse nuk kam fshirë asgjë në telefon”, u shpreh Jasmina.