Të jesh personazh publik dhe i suksesshëm, ndoshta nuk është dhe aq e thjeshtë përtë bërë femrat për vete. Kjo gjë, i ka ndodhur aktorit të njohur shqiptar, Olsi Bylyku, i cili ka pohuar se e ka pritur plot 8 muaj partneren e tij, Egli Tako, për ta bërë për vete.

Çifti i njohur i showbizit, Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë rrëfyer së fundmi historinë e tyre të dashurisë në emisionin “Më ler të flas”, që moderohet nga dy binjakët e njohur, Romeo dhe Donald Veshaj.

Në fillim, ishte Egli Tako ajo tregoi se ka qenë një fanse e Olsit me rolet e tij, ndërsa ky i fundit tha se kishte interes për të dhe se i janë dashur plot 8 muaj për ta bërë për vete.

“Kemi ndenjur rreth 8 muaj njohje. kemi dalë për rreth 2 muaj dhe pastaj qëlluam sezon vere, dhe do ta bënte një dorë jetë.”, tha Egli ndërsa Olsi shtoi: “Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj. Çfarë ka kaluar ky shpirt”.

Duke folur se si e pritën prindërit lidhjen e tyre, Egli tha: “Me thënë të vërtetën, kur e mori vesh që ne kishim diçka bashkë nuk është se u lumturua shumë. Qe pak skeptik sepse duke qenë se personazh publik ndodh ajo që the ti, që përfitojnë pak nga dashamirësia e vajzave. Tani ai bën be në kokë të Olsit”, u shpreh Egli Tako.