Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi, është një prej personazheve që ka qenë në faqet e para rozë në muajt e fundit.

Fillimisht, për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Vip”, ndërsa më pas për lidhjen me Adis Patushi, ish-partneri i Adrola Dushit. Fifi është në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, ajo përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo ka dhënë një mesazh të qartë. Artistja shkruan se prej vitesh është munduar të shërojë plagët e fshehura pas buzëqeshjes, në të cilën ka pasur dështime…

“Pas kesaj buzeqeshje ka shume plage qe jam mundu me vite me i sheru .. pas kesaj buzeqeshje ka shume deshtime .. pas Fifit qe e shihni ju eshte nje femije i vogel qe nuk kishte dhe u deformu t’u punu per me bo e me arrit dicka ne jete ..

Pas cdo shperthimi emocional qe kam pas, dicka keni pa e dicka s’keni me pa kurre. Ka shume thika, ka shume brryla e ka shume te padrejtesi qe s’keni me i kuptu se nuk i keni provu.

Gjithsesi .. si njeri qe jam me te meta – e me budallaki – me te mira e te kqijaa – JAM NJERI”, ka shkruar Fifi krahas fotove të publikuara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)