Një kamion me 400 mijë doza të vaksinës Moderna ka pësuar avari në Itali, teksa transportonte vaksinat nga një zonë në një tjetër. Fillimisht është krijuar një situatë kaotike dhe emergjente, pasi defekti ndodhi në autostradë dhe vaksinat mund të shkatërroheshin, pasi duhej ruajtur temperatura e duhur.

Për fat të mirë, mjekët që shoqëronin kamionin lajmëruan qendrën shëndetësore më të afërt, që bëri të mundur shpëtimin e kësaj sasie të madhe vaksinash. Ato u shpëtuan nga Departamenti Farmaceutik në Modena, që ndërhyri për të evituar prishjen e vaksinave në bashkëpunim me policinë dhe ndërhyrjen e shpejtë.

Arritëm të mbërrijmë shumë shpejt dhe të bëjmë të mundur transportin e vaksinave pa i dëmtuar ato, duke ruajtur temperaturën e nevojshme. Vaksinat janë në gjendje normale dhe gati për t’u aplikuar te personat”, tha Nilla Viani. Aktualisht, vaksinat janë në ish-qendrën ushtarake të Modena, që është khyer në qendër vaksinimi.