Mike Maignan ka lindur për të fituar. Nuk e besoni? Në dy vite ai mori dy tituj, atë të kampionit francez dhe italian. Ai gjithashtu bëri shpejt tifozët e Milanit të harrojnë Gigio Donnarumma.

Për Dazn, në intervistën e plotë të transmetuar sot, numri një i kuqezinjve tregon gjithçka që në fillim: “Gjëja e parë që thashë është se doja ta çoja Milanin në nivelin e tij, me të gjithë bashkëlojtarët e mi. Prisja të fitoja menjëherë”.

Donnarumma për një kohë ishte si hije mbi kokën e portierit francez: “Vitin e kaluar nuk e ndjeva presionin, edhe pse pashmangshmërisht pashë që njerëzit bënin shumë krahasime mes meje dhe atij. Sidoqoftë, kjo nuk më ndikon për asgjë”.

Natyrisht, portieri francez ka një “guidë” si Pioli për të mësuar më shumë: “Trajneri na flet gjithmonë para çdo ndeshjeje, çdo ditë, na transmeton vullnet dhe besim. Edhe në momentin e derbit vendimtar të sezonit të kaluar, ai foli me të gjithë ne për të ndjerë besimin”.

Nuk mungon edhe anekdota që Maignan dëshiron të tregojë për takimin e tij të parë me Zlatan Ibrahimovic: “Mbaj mend vitin tim të parë në ekipin e parë (te PSG). Gjatë një seance stërvitore ne punojmë edhe për finalizimin e sulmuesve.

Të gjithë e dinim se sa fort godiste Ibra. Ai goditi një top shumë të fortë nga brenda zonës për të më sfiduar. Unë e prita atë. Në fund të stërvitjes, në dhomat e zhveshjes, më tha se i pëlqente mentaliteti im dhe duhej të vazhdoja kështu. Sot, tetë vite më vonë, ne jemi këtu së bashku”.

Ai ka një lidhje të fortë me tifozët e Milanit: “Ne kemi tifozët më të mirë në Itali. Ata na dhanë shumë forcë sezonin e kaluar. Më kujtohet ende në Romë, kundër Lazios, kur praktikisht i gjithë stadiumi ishte i yni, ose në Reggio Emilia. Ishim të sigurt për të fituar, sepse kishim besim e tyre. Na kanë transmetuar shtytje pa kursim nga jashtë”.