Boksieri amerikan Errol Spence Jr, 27 fitore e 0 humbje në karrierë, ka pësuar një dëmtim në syrin e majtë gjatë përgatitjeve që ishte duke bërë për duelin e 21 gushtit, ndaj filipinasit Manny Pacquiao. Për pasojë, ai është tërhequr nga kjo sfidë, që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën “welter” (pesha 77kg).

Spence (mban titujt WBC dhe IBF) u dëmtua pak ditë para duelit dhe menjëherë ka kryer një operacion në sy. Vendin e tij në ring do ta zërë kubanezi Yordenis Ugas, që do të duelojë ndaj legjendës Pacquiao. Kubanezi, 26 fitore e 4 humbje, shihet si një rival i lehtë për Pacquiao, 62 fitore, 7 humbje e 2 barazime në karrierë.

Kjo sfidë do të zhvillohet në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit.