Nico Rosberg u largua nga Mercedes dhe Formula 1 si fitues. Pasi fitoi titullin kampion bote në Formula 1 në vitin 2016, piloti gjerman vendosi t’i thotë lamtumirë garave. Prej kohësh ai po merret me kampionatin e Extreme E, ku ka krijuar ekipin e tij Rosberg Xtreme Racing.

I pyetur nëse ka menduar të rikthehet në pistë, piloti gjerman tha: “Jo, nuk kam ndërmend të rikthehem. Së pari, nuk ka më dëshirë të bëj pilotin. Jam mjaft i kënaqur nga jeta e re që kam nisur, ajo e menaxherit. Së dyti, i kam hyrë një aventure të re dhe synoj të kem sukses edhe këtu”, tha Rosberg.