Boksieri meksikan Saul Canelo Alvarez ka nxjerrë vakant titullin kampion bote të peshës së mesme në kategorinë WBA, titull që nuk e mbron prej më shumë se një viti.

Gjatë 18 muajve të fundit, Canelo Alvarez ka lëvizur dhe dueluar në kategori të ndryshme peshash, ku ka triumfuar dhe ka marrë titujt të tjerë. Ndaj vendosi të heqë dorë nga titulli i peshës së mesme, kategoria WBA.

Canelo aktualisht po duelon në peshën super të mesme, ku synon të unifikojë titujt e këtij Divizioni. Në këtë peshë ai pritet të vijojë edhe gjatë këtij viti.

Dueli i tij i fundit ishte ai fituar ndaj Callum Smith, më 19 dhjetor. Në karrierën e tij, Alvarez ka arritur 54 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime.

Për titullin e nxjerrë vakant nga meksikani pritet të duelojnë Ryota Murata dhe Chris Eubank Jr.