Caster Semenya flet mbi zhgënjimin e saj për të provuar se është femër. Kjo për të bindur zyrtarët, në mënyrë që të konkurrojë në sportin ku ajo shkëlqen. Në një intervistë të re me “HBO Real Sports”, e transmetuar e plotë të martën mbrëma, dy herë kampionia olimpike, 31-vjeçarja nga Afrika e Jugut diskutoi momentin që ajo, si adoleshente, ofroi të tregonte trupin e saj në mënyrë që të provonte se ishte femër. Këtë e bëri për zyrtarët e  Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF).

Semenya kujtoi fitoren e saj në 800 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës 2009 në Berlin, duke folur për performancën e saj dominuese si fillestare 18-vjeçare. Aty u ngritën dyshimet e forta nëse ishte mashkull apo femër, edhe pse ajo rezultonte në dokumenta në versionin e dytë. Pas disa vitsh, ajo zbulon se pranoi t’iu nënshtrohej testeve të verifikimit të se*sit:

“Ata menduan se unë kisha penis, ndoshta. Iu thashë zyrtarëve të garës: Sa mirë, unë jam një femër. Nuk më interesojnë dyshimet tuaja. Nëse doni të shihni se jam femër, jam gati t’u tregoj vaginën time. Dakord?”

IAAF më vonë kërkoi që Semenya të merrte një mjekim që do të ulte nivelet e saj të larta të testosteronit në mënyrë që të konkurronte kundër atleteve të tjera femra. “Kjo kurë më sëmuri, më bëri të shtoja peshë, pata atake paniku. Më dukej sikur do të pësoja nga momenti në moment atak të zemrës”.

Avokati i IAAF, Jonathan Taylor, u intervistua gjithashtu për episodin dhe mbrojti rregulloret për atletët me dallime në zhvillimin e se*sit, duke pretenduar se medikamentet nuk janë të pashëndetshme, sepse ilaçet sugjerohen nga ekspertët kryesorë të botës.

“Jonathan duhet ta presë gjuhën e tij dhe ta hedhë atë, – reagoi Semenya, duke iu përgjigjur Taylor. – Nëse ai dëshiron të kuptojë se si më ka torturuar ajo gjë, duhet të shkojë t’i marrë ato ilaçe. Atëherë do ta kuptojë”.