Atletja amerikane Brianna McNeal, kampione olimpike në garën e 100 metrave me pengesa (medalje ari në Rio 2016) është pezulluar përkohësisht nga të gjitha eventet nga Athletics Integrity Unit.

Akuza që rëndon ndaj McNeal është ajo e “pengimit të procesit të menaxhimit të rezultatit, duke shkelur rregullat antidoping të IAAF”. Atletja 29-vjeçare është edhe ish-kampione e botës në botërorin e vitit 2013.

McNeal është pezulluar edhe më parë, një vit, pasi nuk u paraqit 3 herë në testet antidoping, duke mos marrë pjesë në botërorin 2017. Në rast se dënohet sërish, këtë herë ajo mund të pezullohet 8 vjet nga garat.