Qeveria kanadeze ka autorizuar përdorimin e vaksinave të ndryshme për dy dozat e nevojshme ndaj Covid-19. Kush ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca mund të marrë dozën e dytë nga vaksina e Pfizer ose Moderna e anasjelltas.

Sipas studiuesve , këto vaksina janë bazuar në teknologjinë e mRNA dhe nuk përbën ndonjë ndryshim të madh miksimi i tyre, por vetëm sa rrit imunitetin. Natyrisht që optimalja do të ishte përdorimi i dy dozave nga e njëjta vaksinë.