Jonathan Woodgate, ish-mbrojtësi i Tottenham dhe Real Madrid, nuk shikon një të ardhme të shndritshme për Spurs dhe ka këshilluar Harry Kane të ndryshojë ekip.

“Nëse Real Madrid e kërkon, ai duhet të shkojë. Nëse do të fitojë trofe dhe të jetë në një nivel me Messi dhe Ronaldo, duhet të shkojë”, ka thënë Woodgate për Stadium Astro.

“Nuk e imagjinoj të fitojë kampionatin me Spurs, jo në këtë sezon dhe as në ata pasardhës. Duhet të punojnë akoma shumë për të qenë aty ku janë Manchester City dhe Liverpool”.

“Nëse do të fitojë Champions League, duhet të shkojë te Real Madrid”.