Prokuroria e Versajës ka thirrur në gjyq Karim Benzema, i cili do të gjykohet për përfshirjen e tij në shantazhin që është bërë në dëm të ish-shokut të skuadrës, Mathieu Valbuena.

Sulmuesi i Real Madrid rrezikon një dënim deri në pesë vite burg dhe 750 mijë euro gjobë.

Siç ka bërë të ditur RMC Sport, drejtësia franceze dënon edhe pjesëmarrjen indirekte në krimin e shantazhit. Pavarësisht nga kjo, Benzema nuk do të përfundojë në burg nëse do të shpallet fajtor: për shkak se nuk ka patur kurrë probleme me drejtësinë, mund të paguajë vetëm gjobën prej 750 mijë eurosh.

Megjithatë, një fajësi e mundshme mund ta pengojë të bëjë punë të ndryshme në Francë, edhe atë të trajnerit.