Gjatë rubrikës “Shihemi në Gjyq” në TV Klan, Ardit Gjebrea ka ndërhyrë teksa tregoi një moment të sikletshëm që ka kaluar kohë më parë gjatë karrierës së tij.

Ai ka kujtuar momentin kur iu desh që të prezantonte aktoren e madhe, Ornela Mutti, mirëpo kishte frikë se si do të reagonte publiku. Gjebrea theksoi se kishte merakun nëse spektatorët do të qeshnin kur të përmendej emri i artistes së madhe.

“E di dhe unë të mirëkuptoj sepse të njëjtin problem kam patur unë kur kam patur të ftuar Ornela Mutin, aktoren e madhe në skenë dhe për ta prezantoja kisha një siklet të jashtëzakonshëm se si do ta prezantoja?

Sigurisht që e prezantova, por kisha merakun e spektatorëve se mund të qeshnin, se mund të bënin dhe kjo mua më ndodhi vetëm njëherë në skenë. Okej, unë jam artist, e bëj dhe publiku është i kulturuar dhe e kupton…”, tregoi ndër të tjera Ardit Gjebrea.