Pas tre fitoresh dhe nje barazimi me Juventusin, Roma kerkon kreun dhe e ben ne Friuli, ndaj ekipit te Udineses se drejtuar nga Sottil. Verdhekuqte me Dybala ne fushe dhe formacionin me te mire.
Por, brenda pak minutash vjen goli i vendasve. Pereyra, qe ndodhet ne krah te djathte, kroson drejt qendres me te djathten. Sugjerimi i numrit 37 bardhezi kapet me gjoks nga mbrojtesi verdhekuq Karsdorp, i cili megjithate harron se pas tij ndodhet Udogie.
Futbollisti i blere nga Tottenham por i lene ne huazim te Udinese per kete sezon, perfiton dhe devijon duke mposhtur portierin Rui Patricio qe kapet i befasuar nga ai top i kthyer mbrapa nga holandezi.