Të paktën 4500 emigrantë të nisur nga Hondurasi me distinacion Amerikën kanë arritur të kalojnë kufirin e Guatemala dhe të hyjnë në Meksikë. Agjentët e policisë që ishin thirrur për ndihmë nuk bënë rezistencë, duke parë praninë e një numri të madh familjesh me fëmijë dhe të moshuar.

Autoritetet meksikane kishin thirrur 500 forca policore të zyrës së emigrimit në kufirin e Guatemala, pas sinjalizimit që kishin marrë për karvanin e madh me emigrant që po afrohej. Shumë nga personat që ndodhen në këtë karvan mendojnë se presidenti i ri i Amerikës, Joe Biden, do t’i lejojë ata të hyjnë në “tokën e premtuar”.

Shumica e emigrantëve janë nisur nga San Pedro Sula (qytet në Honduras) dhe do të kryejnë më këmbë një udhëtim prej 260km deri në kufi me Amerikën (duke kaluar përmes Guatemalës dhe Meksikës). Kjo nuk është hera e parë që karvane të tilla emigrantësh nisen drejt Amerikës vitet e fundit, por pa sukses, pasi janë kthyer mbrapsht.