U luajtën dy ndeshjet e para të javës së 30-të të Superiores, ku flitej për fate mbijetese. Në Fier ka fituar Apolonia 2-1, edhe pse mes tensionit, duke marrë tri pikë që pak japin shpresë, gjithsesi. Vendi i fundit mbetet sërish “pronë” e bardhejeshilëve, me 20 pikë, 6 të tilla larg Skënderbeut të parafundit. Disfatë që djeg për Kastriotin në “Loni Papuciu”, sepse gara e mbijetesën e përfshin edhe atë. Sidoqoftë, për momentin krutanët mbajnë vendin e 7-të, me 31 pikë.

Skënderbeu nuk ka falur në shtëpi, duke fituar 2-1 ndaj Bylisit. Përmbysje karakteri e rrufeshme për të besuarit e Migen Memellit, që e panë veten në disavantazh minimal, por nuk u dorëzuan. Tashmë, korçarët janë vetëm 3 pikë mbas mallakastriotëve, çka tregon se beteja për vendin e parafundit (zbritje një kategori më poshtë) bëhet tejet e ashpër. Teorikisht, pesëshja e dytë e klasifikimit aktual lufton për t’i shpëtuar rënies në Kategorinë e Parë, duke përjashtuar deri diku Kukësin.

Kategoria Superiore, java e 30-të
Skënderbeu-Bylis  2-1
Golat: Vangjeli 41’, Berisha 44’ / Desançiç 35’

Apolonia-Kastrioti  2-1
Golat: Gjata 18’, 30’ / Daci 65’

Tirana-Vllaznia (16:00)

Teuta-Kukësi  (16:00)

Laçi-Partizani (16:00)

Standings provided by SofaScore LiveScore