Kastro Zizo, këngëtari i njohur dhe konkurrent i “Dance Albania”, ka patur një sqarim me Ermal Mamaqin së fundmi. Kastro ka folur pikërisht për një koment të Ermalit, që ka nxitur edhe reagime në rrjet.

“Javën e kaluar, kisha ditëlindjen e djalit dhe nuk desha të përfshihesha në diskutime të tjera, por s’më pëlqeu që me ironi the “e njohim të gjithë jetën e mrekullueshme të Kastros”.

Jeta ime ka qenë vërtet e mrekullueshme si tani, ashtu edhe përpara se të lija alkolin”, u shpreh Kastro Menjëherë, ndërhyri Alketa e cila tha se do e sqaronin më pas por Ermali dha një përgjigje.

“Ta sqarojmë tamam këtë gjë, se nuk jemi nga ata që zihemi te parkingu. S’kisha asnjë konotacion negativ. Kam thënë “e njoh Kastron prej një jete, ka tre fëmijë të mrekullueshëm”, u shpreh Mamaqi.