Kastro Zizo është një nga artistët e njohur shqiptarë, prej vitesh pjesë e tregut muzikor.
Së fundmi, ai është shfaqur në krah të këngëtares së famshme, Rozana Radi, e cila është një nga artistet më aktive në rrjete sociale.
Rozana ka publikuar një video në Instagram me Kastron, ku ky i fundit i kërkon publikisht t’i heqë bllokun nga rrjetet sociale.
Dyshja duken mjaft të qeshur, teksa zbulojnë se ata nuk kanë folur për gjashtë vite me njëri-tjetrin. Por te kjo video, Rozana dhe Kastro tregojnë komplet të kundërtën.
Tani na duhet thjesht të presim nëse Rozana do t’ia heqë bllokun Kastros apo jo.