Një anije që mbarte mbi 1000 kontenierë, mes të cilave edhe 25 tolenata me acid nitrit dhe mjaft produkte të tjera kimike kozmetike, është mbytur në ujërat e Sri Lanka. Anija tregtare është mbytur pas një zjarri që ra në bordin e saj, duke i dhënë jetë një katastrofe natyrore.

E gjithë lënda kimike që anbija mbartte me vete ka përfunduar në det. Autoritetet lokale kanë njoftuar të gjitha peshkarexhat që të mos peshkojnë në zonën deri në 50 kilometra nga bregu. Për fat të mirë ekuipazhi, që përfshinte 25 marinarë dhe teknikë, u largua para se anija të mbytej.

Përveç mbetjeve me acid dhe produkteve kimike, në det u derdh edhe një sasi e madhe karburanti që kishte anija, duke bërë kështu një “koktej” lëndësh helmuese të derdhen në ujë. Kjo është një goditje e rëndë për ekosistemin dhe të gjithë habitatin ujor të zonës.