Ajsbergu më i madh në botë, që njihet me emrin A68, është shkrirë tërësisht në ujërat e oqeanit Atlantik. Lajmin e konfirmoi BBC, që e konsideron këtë gjë si një katatrofë natyrore të paralajmëruar, si pasojë e ngrohjes globale.

Ajsbergu ishte rreth 6 mijë kilometra katrorë dhe peshonte gati 1 miliardë ton. Ai ishte shkëputur nga Antarktida në vitin 2017 dhe pas 4 vitesh rrugëtim u shkri tërësisht edhe copa e fundit që notonte në ujërat e oqeanit.

Sipas Natinoal Ice Center në Amerikë, ajsbergu është ndarë në mijëra copëza të vogla, të cilat tashmë nuk do të monitorohen më. Ajsbergu u bë i famshëm një vit pasi kishte nisur të shkëputej dhe nisi të lëvizte me një shpejtësi që rritej vazhdimisht.

Frika ishte se mos blloku i madh i akullit do të përplasej me territoret britanike të South Georgia, por rrymat e ngrohta të ujit dhe temperaturat e larta të Atlantikut e shkrinë ajsbergun A68.