Nga profili i tij në Instagram, Antonio Cassano përdor tone të ashpra për të komentuar humbjen e Interit ndaj Lazios. Në veçanti, sulmi ndaj një lojtari të Nerazzurrëve: “Lazio ka një ide të futbollit perspektiv, për mua ata janë jashtë ligës italiane…
Të premten i dhanë Interit një leksion të bujshem, është skuadra që më pelqen pas Atalanta. Interi kishte posedim shumë steril të topit dhe në 45 minuta krijoi zero raste shënimi, madje edhe në pjesën e dytë ata bënë pak, nuk më pëlqeu.
E pashë Brozovic në telashe, Romelu Lukaku duhet të zgjohet sepse për shkak të fizikut të tij përshtatet pas 1-2 muajsh. Por ka disa pikëpyetje: shikoni Alessandro Bastoni, një lojtar shumë i mbivlerësuar që po bën katastrofa.
Ne do ta shohim sezonin. Megjithatë, mendoj se Interi do te jete serish lart ne maj”, mbylli diskutimin e tij Cassano qe kete here nuk eshte treguar i duruar me Interin por ka vershuar si nje lumë…