Dyshja Osli Bylyku dhe Egli Tako, po shijojnë një romancë të bukur dashurie prej më shumë se 4 vitesh. Gjithsesi, çifti nuk e ka çuar ende marrëdhënien në një nivel tjetër, siç është fejesa për shembull. Egli ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Mes të tjerash është pyetur: “A je fejuar me Olsin?”, pyetje të cilës i është përgjigjur me “Jo”. Olsi do të jetë protagonist i një filmi me emrin “Policë për kokë” përkrah Nik Xhelilajt, ku do të ketë rolin e Xhinos, një polic naiv që nuk e njeh shumë profesionin dhe do të jetë një “problem” për kolegun, Maksin.

Po Egli, a do jetë pjesë e filmit? Ose e ndonjë projekti të tillë në të ardhmen? “Jo, po pse ta marr në film, o njëri o tjetri pra. S’rrinë dy alfa në një film se dy alfa në një këngë rrinë.
Po pse ta shfrytëzojmë direkt që tani? Sa ulemi bashkë, vetëm për filmin nuk flasim. Seriozisht, sa herë mbaroj regjistrimin që shkoj të takohemi te shtëpia, kemi 3-4 orë gjithë skenat dhe ajo gjithmonë në fund ka një llaf të vetin, “po mos ma trego se e mora vesh”, tha ai në një intervistë për “Jo vetëm modë”.