Gjykata e Las Vegas rrëzoi padinë për pë*dhunim, të ngritur kundër Cristiano Ronaldos. Gjyqtarja Jennifer Dorsey në fakt e pa sjelljen e avokatit të Kathryn Mayorga “me keqbesim”.

Ndër parregullsitë e konstatuara në veprimtarinë e mbrojtësit të akuzueses së CR7 është vjedhja e dokumenteve konfidenciale. Gjykatësja Dorsey tha në vendim se ajo e pushoi çështjen “në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa ofruar asnjë opsion që akuzuesja të riparaqiste fakte”.

Ajo më tej pranoi se Ronaldo ishte dëmtuar nga sjellja e avokatit Stovall: “Unë konstatoj se publikimi dhe përdorimi i vazhdueshëm i këtyre dokumenteve ka pasur keqbesim brenda.

Masa e thjeshtë disiplinore ndaj avokatit Stovall nuk do ta shërojë dëmtimin e Ronaldos, sepse dokumentet e vjedhura dhe përmbajtja e tyre konfidenciale ishin përfshirë në strukturën e paditësit.

Kathryn Mayorga, vajza nga Nevada që pretendon se u pë*dhunua nga ylli portugez në një hotel në Las Vegas verën e vitit 2009, e humbi betejën gjyqësore.

Ajo i kërkoi Cristiano Ronaldos t’i paguante 200 milionë dollarë si dëmshpërblim, përveç 375 mijë dollarëve “në të zezë” që kishte marrë në këmbim të konfidencialitetit absolut mbi faktet e supozuara dhe heqjes dorë nga ngritja e çdo padie.