Reperi i njohur, Cleviol Ahmeti, qe mban emrin artistik “Cllevio”, ashtu siç u raportua fillimisht në rrjetet sociale, është liruar nga burgu mbrëmjen e djeshme, vone pas mesnatës.

Menjëherë pas lirimit, ai kishte bërë një “live” ne Tik Tok me opinionistin e njohur Arjan Konomi, me të cilin kishte folur për sherrin e bujshëm me Noizyn.

Cllevio fliste me Arjanin, duke treguar në detaje se si ndodhi ngjarja dhe se kishte shkuar për t’i kërkuar falje, ndonëse mendonte se mund t’i ndodhte edhe më e keqja.

Gjatë bisedës në vazhdim, Cllevio Serbiano e ka ftuar sërish Rigels Rajkun (emri i vërtetë i Noizyt) për një përballje tjetër, por të jetë vetëm dhe diku më larg.

“Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje.Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”, tha Cllevio.