Edhe pse debati i ashpër mes tyre ka ndodhur para më shumë se një viti, hatërmbetjet mes moderatorit Ronaldo Sahrka dhe Xhensila Peres, vijojnë…

Ronaldo ishte i ftuar së fundmi në emisionin “E Diell”, ku gjatë një loje iu kërkua të telefonojë Xhensilën, për t’i uruar rrugë të mbarë. Kjo pasi ish-konkurrentja e “Big Brother” lajmëroi disa ditë më parë se do të zhvendoset në SHBA. Ai i uroi suksese gjatë telefonatës, ndërsa Xhensila nuk la pa përdorur ironitë në përgjgjen e saj.

Ronaldo: Të mora të të uroj sa më shumë suksese dhe mbarësi! Xhensila: Të falenderoj, edhe gjëja e vetme që do të të them është se unë e di pak a shumë të njoh çfarë djali je, çfarë shpirti je, e di që gjithçka ndodhi nga epshi jot i madh që kishe për ato klikime.

Kujtojmë se disa muaj më parë, moderatori teksa kishte të ftuar modelen në emision e pyeti atë në lidhje me disa “thashetheme” që qarkullojnë lart e poshtë. Pyetje e cila nuk u prit aspak mirë nga Xhensila e cila ja ktheu: Mua më quajnë imorale, ty të quajnë gay!