Tashmë kemi hyrë në sezonin e vjeshtës dhe kemi nisur të veshim edhe pulovrat e gjata dhe çorapet e trasha. Ndodh që edhe kur jashtë nuk është shumë ftohtë, këmbët dhe duart tona qëndrojnë të ftohta. E sipas disa studimeve, kjo ndodh më shumë te gratë sesa te burrat.

Por kini kujdes, pasi nëse kjo ju ndodh gjithmonë, mund të jetë një problem serioz shëndeti, që nuk e keni kuptuar.

Disa nga shkaqet se pse duart dhe këmbët na rrinë të ftohta:

Diabeti – Nëse i ndjejmë gjymtyrët të ftohta, kjo mund të jetë një shenjë e parë e diabetit. Kjo sëmundje ka pasoja në qarkullimin e gjakut dhe në sistemin nervor dhe shoqërohet shpesh edhe me këto simptoma.

Tiroidet – Gjendrat e tiroides ngadalësojnë metabolizmin dhe një nga shenjat kryesore mund të jetë ndjesia e të ftohtit. Kujdes!

Stresi –Mund të jetë një tjetër shkak se pse gjymtyrët tona qëndrojnë të ftohta. Duke ndikuar në rritjen e adrenalinës, kjo e fundit ngushton enët e gjakut duke dobësuar qarkullimin. E për rrjedhojë, edhe këmbët e duart tona qëndrojnë të forta.

Anemia – Nëse përveç gjymtyrëve të ftohta, keni edhe shenja të tjera si lodhje dhe dhimbje koke, atëherë kontrolloni nivelin e hekurit në gjak.