Mattia Binotto beson se viti 2021 që sapo ka nisur mund të sjellë një ndryshim për mirë te Ferrari edhe pse për të dueluar për fitore duket një makinë më e shpejtë. Këtë vit, “kokëkuqja” do të pilotohet nga dy pilotë të rinj, si Charles Leclerc (viti i tretë me Ferrarin) dhe Carlos Sainz (debutues me makinën italiane).

Charles dhe Carlos janë të lirë të duelojnë mes tyre për fitoren në garë në fillimin e sezonit. Gjithsesi, mendoj se Leclerc ka mjaft talent dhe me një makinë kompetitive mund të duelojë me Hamilton. Ne kemi investuar tek Charles dhe mendojmë se është zgjedhja e duhur për të ardhmen tonë”, tha Binotto.

Këtë vit do të zbresim në pistë me një dyshe pilotësh të rinj, por janë pilotë që kanë vite në Formula 1, janë të fortë dhe me shumë talent. Kanë uri për të fituar dhe kjo do të na ndihmojë edhe ne për të zhvilluar më tej makinën. Unë jam krenar për zgjedhjen që kemi bërë me këta dy pilotë”, tha Binotto.