Orinda Huta është një nga vajzat më të dashura në ekranin shqiptar.

E kemi njohur fillimisht përmes këngës, teksa prej disa vitesh, Orindën e shohim edhe si një moderatore tejet të suksesshme.

Ajo është e martuar me Turjan Hyskon, me të cilin ka edhe një vajzë të vogël, Atara.

Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të veçanta me të bijën.

Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe se cila është kënga e preferuar e vogëlushes që te barku i san, përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale.

Kënga e preferuar e Atarës që te barku i mamës”, ka shkruar Orinda në videon shfaqet duke kënduar me Atarën këngën “Fire On Fire” të Sam Smith.