Çifti i dashur i këngëtarëve shqiptarë, Lind Islami dhe Venera Lumani ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit në Tv Klan, ‘Aldo Morning Show’.

Dyshja do të mbajnë për herë të parë një koncert recital më 11 tetor dhe për këtë arsye ishin të ftuar në programin e Aldos.

Por, teksa po flisnin për koncertin, Lindi ka habitur të gjithë teleshikuesit, por edhe vetë Aldon kur ka thënë që ai nuk e kishte parë asnjëherë më parë moderatorin dhe emisionin e tij.

Më tej, me shaka partnerja e tij në skenë dhe në jetë i ka sugjeruar Aldos që të dalë ndonjëherë me fytyrë pasi është goxha djalë.

Më poshtë edhe pjesë nga biseda e shkëputur nga emisioni i mëngjesit ‘Aldo Morning Show’ në Tv Klan:

Lindi: Unë për herë të parë po e shoh “Aldo Morning Show” dhe për herë të parë po shoh dhe Aldon.

Aldo: Mos ja fut kot, ua.

Lindi: Hera e parë që të shoh dhe ty dhe t’i ndjek mimika e fytyrës.

Aldo: Më pak fjalë e dashur Venera ky është takimi jonë i parë.

Venera: Sot kur isha tek parukierja dhe po më thoshte a e ke parë ndonjëherë atë Aldon, si duket?

Aldo: Jam bërë për kuic.

Venera: Nxirre ndonjëherë fytyrën se je goxha djalë.