Sardi Strugaj është një nga këngëtarët e rinj, me shumë potencial dhe tepër i spikatur për zërin e tij të veçantë.
Ai është bërë i njohur për publikun shqiptar nga pjesëmarrja e tij në programin e muzikës X Factor, që është transmetuar përpara disa vitesh në Shqipëri. Por jo vetëm, pasi Sardi ka sjellë edhe shumë këngë, mjaft të pëlqyera nga publiku.
Këngëtari sot feston ditëlindjen e tij dhe në morinë e shumë urimeve dhe dhuratave, një dhuratë tepër speciale i ka ardhur nga e ëma.
Ajo e ka surprizuar të birin me një bluzë të tij, që Sardi e ka veshur kur ka qenë 3 ose 4 vjeç. Një dhuratë që merr më shumë vlera sot që këngëtari është i rritur e që e vlerëson më tepër gjënë e vjetër.
Ka qenë vetë Sardi ai i cili e ka treguar këtë dhuratë të veçantë, përmes një fotoje të publikuar në Instastory.
‘Dhurata më e bukur që kam marrë najher…mami më dhuroi dje këtë bluzën që e kishte rujt që kur isha 3-4 vjeç…- shkruan Sardi Strugaj.