Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Mehdi Përgjegjaj, i njohur nga të gjithë si Meda ka marrë një vendim të papritur. Ai ka anulluar të gjitha koncertet e planifikuara gjatë kësaj jave.

Përmes një videoje në rrjetin e tij social në Instagram, Meda tregon se nuk do të mund të jetë në mbrëmjet e planifikuara për këtë javë për shkaqe shëndetësore. Këngëtari i dhjetëra hiteve u kërkon ndjesë fansave të tij, ndërsa i premton se do të rikthehet shumë shpejt në skenë.

“Përshëndetje për gjithë shqiptarët kudo që janë. Në emrin tim dhe të familjes time ju uroj gëzuar festën e Kurban Bajramit. Nëkohësisht përshëndes gjithë fansat e mi kudo që janë.

Me keqardhje ju njoftoj se për shkaqe personale është dashur t’i ndërpres mbrëmjet e mija që i kam. Ju kërkoj ndjesë atyre që mbrëmë nuk isha në Mitrovicë. Besoj dhe shpresoj që shumë shpejtë do të jem pranë me ju.

Siç ju thashë edhe një herë për shkaqe të shëndetit edhe mbrëmjet në vazhdim nuk do të jem. Besoj dhe shpresoj që brenda një jave do të jem me ju. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju falenderoj për mirëkuptimin,”-thotë Meda për fansat e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Meda (@mehdin_pergjecaj)