Ermal Meta, këngëtari i njohur shqiptar në Itali e më gjerë po kalon disa ditë të vështira. Përmes rrjeteve të tij sociale, ai ka dhënë lajme jo të mira për të gjithë ndjekësit e tij.

Artisti shqiptar ka treguar se ka një problem shëndetësor, që duket se i ka shkaktuar ënjtje në pjesë të ndryshme të fytyrës.

Në një postim të publikuar në Instastory, ai shkruan se në fillim mendoi se ishte alergji, por në fakt rezultoi ndryshe.

“Për disa ditë më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj“, shkruan Ermali në Instagram.

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ai është detyruar të heqë dorë edhe nga disa koncerte të planifikuara më herët.

Ermal Meta shprehet se i duhet të merret me shëndetin e tij dhe të zbulojë se çfarë i ka ndodhur.

“Me ngurrim jam i detyruar të anuloj koncertet e mia në Peschici dhe Giffoni pasi duhet të merrem dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të koncerteve dhe fansave. Shihemi së shpejti.” -shkruan artisti shqiptar në Instagram.