Ai njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj në Turqi, mjaft i preferuar për çdo grupmoshë.
Por edhe në Shqipëri, emri i Ibrahim Tatlises është shumë i dëgjuar dhe i njohur.
Së fundmi, këngëtari është përfshirë në një aksident në Bodrum, ku mbeti i bllokuar për disa minuta e nga i cili për fat të keq ka pësuar edhe lëndime në shputat e këmbës.
Tatlises ishte nisur për të mbajtur një koncert, por për shkak të lëndimeve i është dashur të niset menjëherë për spital.
Sapo ka marrë mjekimet e duhura, Ibrahim ka lënë spitalin për të shkuar në koncertin e premtur për të gjithë fansat e tij.
Sipas asaj që transmetojnë mediat turke, drejt ambientit ku ai do të performonte, këngëtari është nisur me autoambulancë, ndërsa është shfaqur i fashuar në të dyja këmbët dhe i ulur në një karrocë.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa vetë Ibrahim Tatlises ka treguar për aksidentin dhe se ka shkuar në koncert pas premtimit që i kishte bërë fansave të tij.
Sabah saatlerinde geçirdiği kaza sonucu ölümden dönen İbrahim Tatlıses, hastaneden konserine gitti. Tatlıses, ayakları alçıda böyle konser verdi.
— Aykırı (@aykiricomtr) August 25, 2022