Drejtuesi i grupit ukrainas që fitoi “Eurovision”, ka puthur të dashurën e tij për t’iu bashkuar vijës së parë të lu*tës së vazhdueshme të Ukrainës kundër Rusisë. Oleg Psiuk, drejtuesi i grupit popullor “rap”, u fotografua duke përqafuar të dashurën e tij Oleksandra jashtë hotelit në Torino dje, ndërsa u largua për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi rus.

Me kapelën e tij rozë dhe me një çantë shpine, gjërat e Psiuk u vendosën në një taksi, gati për t’u nisur për në aeroport. Parmbrëmë, presidenti Zelensky u zotua ta mbajë “Eurovision” në Mariupol vitin e ardhshëm, pasi mbështetjja e madhe e publikut evropian e shtyu Ukrainën drejt fitores së koncertit të famshëm muzikor kontinental.

Vendi i shkatërruar nga lu*ta përfundoi me 631 pikë, ndërsa Britania e Madhe e dyta me 466 pikë. Spanja e mbylli e treta me 459 pikë, ndërsa Suedia e katërta me 438 pikë.

Volodymyr Zelensky shpejtoi për ta përshëndetur fitoren dhe madje u zotua ta zhvillojë edicionin e vitit të ardhshëm në Mariupol, pavarësisht se qyteti ishte i rrethuar nga forcat ruse.
Ai tha: “Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën.

Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë ‘Eurovision’. Për herë të tretë në historinë e saj dhe, besoj, jo e fundit. Ne do të bëjmë çmos që një ditë t’i presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e ‘Eurovision’ në Mariupol të Ukrainës. Sigurisht, të lirë, paqësor, të rindërtuar. Jam i sigurt se tingulli i fitores në betejën me armikun nuk është i largët. Lavdi Ukrainës!”

Rezultatet e ‘Eurovision’ janë një mesazh sfidues për Vladimir Putin, pasi suksesi i Ukrainës u pasua nga një vend i dytë mahnitës për Britaninë e Madhe.
Anglia, një aleate e vendosur e Ukrainës së Zelenskit gjatë pushtimit rus, pothuajse arriti një fitore shokuese pasi kryesoi për pjesën më të madhe të natës finale, përpara se të mposhtej në fund.

Duke folur për fitoren e grupit, përmes një konference për shtyp të drejtpërdrejtë, këngëtari Psiuk tha: “Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që votuan për Ukrainën. Kjo fitore do të thotë shumë për ne.

Kjo fitore do të ngrejë shpirtrat dhe do të çojë në më shumë fitore në të gjitha frontet. Grupi do ta festojë fitoren e ‘Eurovision’ pas lu*tës. Njerëzit po vri*en në lu*të ose  humbasin punën e tyre në Ukrainë, nuk është në të vërtetë sfondi më i mirë për festime.

Kultura jonë është nën sulm. Ne donim t’i prezantonim botës muzikën tonë. E shkrova këngën e ‘Eurovision’ për nënën time para lu*tës, por më pas ajo filloi të merrte një kuptim tjetër për njerëz të ndryshëm.

Po kthehem në shtëpi pasi drejtoj një organizatë vullnetare që ndihmon refugjatët me ushqim, strehim dhe mjekim. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Ne do ta presim ‘Eurovision’ në një Ukrainë të sapondërtuar dhe të lumtur”.