Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya Aliçkaj, në një intervistë në “Aldo Morning Show”, zbuloi pak më shumë rreth jetës së saj. Tema e ditës e programit, shprehja “guri i rëndë në vend të vet” është zgjedhur dikur edhe si titull kënge nga artistja.

“Mendoj vërtet ashtu sepse atë këngë e kam bërë vetë nga jeta ime, edhe me tekst, edhe me melodi.  Madje bashkëpunëtorët e mi në atë kohë nuk ishin edhe aq shumë dakord për këtë këngë për arsye se ishte një çikë jashtë mode kjo këngë, jo për fjalën “guri i rëndë në vend të vet”, por në përgjithësi për emigrimin, kurbetin e ku ta di unë.

or unë gjithë tekstin e kësaj kënge, nëse do merresha me të tani, është i tillë që unë nuk po qahem që sa keq jemi në emigrim, por them në përgjithësi se si funksionon jeta jonë, ne që kemi emigruar jashtë, ne ikim diku, jemi të aftë të bëjmë shumë gjëra.

Shqiptarët kam thënë dy fjalë: “Të zotët, por për të tjerë mbetëm derë më derë” dhe kjo ka qenë historikisht në të paktën, sa unë e njoh historinë që shumë njerëz të shquar e të tjera, nëpër luftëra e shumë kapedanë, komandat në shekuj e shekuj kanë ndritur dhe për Shqipërinë është bërë më pak nga ne shqiptarët, por kjo ka arsye të tjera.

Unë për këngën “Guri i rëndë në vend të vet” u nisa nga unë. Unë në Gjermani jetova, studiova, punova, aktrova, pastrova, u ktheva, bëra shumë gjëra, këndova dhe nuk pata atë impakt apo këtë rezultat që pata në Shqipëri kur erdha në vendin tim. Dhe unë, personalisht, peshova më shumë në Shqipëri”, u shpreh Maya.