Përpara një jave ajo festoi ditëlindjen e vajzës së saj, ndërsa emocionoi të gjithë fansat me fjalët e ndjera dedikuar së bijës.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Rona Nishliu, e cila edhe pse prej kohës nuk ka sjellë projekte të reja për publikun, vijon të mbetet një nga figurat më të dashura për publikun.

Sakaq, një lajm jo shumë pozitiv vjen nga Rona, e cila ka përfunduar në spital.

Ka qenë vetë artistja që e ka treguar një gjë të tillë, duke publikuar një foto në rrjetet e saj sociale, ku shihet në spital.

Në foton ku shihet vetëm një serum që ajo po merr, nuk ka asnjë detaj tjetër se pse Rona ka përfunduar në spital.

Ndërkaq, nuk dihet ende nëse ajo është shtruar, teksa edhe të gjithë fansat e Ronës janë të shqetësuar për gjendjen e saj.

Disa ditë më parë, një tjetër artist shqiptar, Olsi Bylyku publikoi një foto nga spitali. Me sa duket temperaturat e larta mund të ndikojnë edhe në gjendjen e artistëve.