Këngëtarja me famë botërore Sia, deklaron publikisht se është autike. E ftuar në podcasting e Rob Cerestino, ajo ka thënë se është diagnostikuar me këtë shqetësim.

Ajo nuk është ndalur të shpjegojë arsyet që e çuan t’i nënshtrohet analizave mjekësore, por çdo gjë e ka motivuar me faktin se ka pranuar veten dhe këtë gje e ka përjetuar si një çlirim të madh.

Sia Kate Isobelle Furler, është një kantautore australiane, e lindur në vitin 1975, me një karrierë që e ka nisur që në vitin 1993, por që fama e mirëfilltë ndërkombëtare mbërriti vitet e fundit me hitet e saj, duke nisur në 2014 me Chandelier.

Sia gjithashtu ka shkruar dhe krijuar hite për shumë kolege të saj me famë botërore, si Alicia Keys, Rihanna, Celine Dion, Rita Ora etj.