Ajo është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare.

Bëhet fjalë për bilbilin e muzikës shkodrane, Eli Malaj, e cila ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Jeto me Orën” në Rtv Ora, nga Ana Kallaku.

Eli foli për vajzat e saj, Nikita dhe Chanel, teksa rrëfeu sakrificat që i janë dashur të bëjë për t’i plotësuar kërkesat dhe dëshirat vogëlusheve.

Kur kam qenë shtatzënë me dy vajzat jam detyruar të punoj deri 9-muajshe. Doja të bëja lekët për të lindur fëmijët që të mos iu mungonte asgjë dhe me i ble rrobat siç duhet t’ja bleja jo sido, jo t’ja marr hua dikujt. Askush nuk thoshte hajde ulu pusho. Është vështirë por nuk ka gjë që nuk kalohet. Edhe një herë po ta ktheja do të kisha bërë të njëjtën gjë. Është investimi më i bukur që kam bërë”– tregon Eli Malaj në emisionin “Jeto me Orën” në Rtv Ora.